Pronari i kompanisë bullgare të transportit: “E çuditshme dhe e pamundur të digjet autobusi aq shpejt!”

Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Haskovë të Bullgarisë, Sebakhtin Ismail, shpjegon për portalin bullgar “Haskovo” se diçka e çuditshme ka ndodhur gjatë aksidentit të autobusit në të cilin humbën jetën 45 pasagjerë, pasi sipas tij, një autobus i tillë është e pamundur të digjet në një kohë kaq të shkurtër

Ismail pohon se të gjithë autobusët e prodhuar pas vitit 2018 dhe veçanërisht nga marka “Mercedes” kanë sisteme sigurie të integruara, ku përfshihet edhe instalimi i zjarrfikësve, përcjell INA. DEKLARATA E TIJ E PLOTE