Rusia dhe Kina bashkojnë forcat kundër SHBA-së: “Bashkë kundër armiqve!”

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se avionët lutfarakë amerikanë kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në kufijtë e Rusisë dhe se ata kanë kryer një stërvitje në përdorimin e mjeteve bërthamore kundër Rusisë.

Shoigu foli përmes video-konferencës me ministrin kinez të Mbrojtjes Wei Finghi, ku përmendi aktivitetet e pretenduara ushtarake amerikane kundër Rusisë. Ai theksoi se kanë zbuluar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të avionëve lutfarakë amerikanë pranë kufijve rusë.

Gjatë bisedimeve, ministrat rusë dhe kinezë nënshkruan një dokument mbi një plan për të zhvilluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.