Tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusië – Merkel i dërgon mesazhin e fuqishëm Putinit!

Pas tensioneve në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë, ku shumë emigrantë janë përleshur me forcat polake e janë ndaluar, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i kancelares gjermane tha se Merkel i ka thënë presidentit rus përmes telefonit se instrumentalizimi i emigrantëve nga Bjellorusia është çnj erëzor dhe i papranueshëm dhe i kërkoi që t’i bëjë trysni qeverisë bjelloruse për këtë çështje.