Tronditëse: 30 mijë fishekzjarre dhe 1 ton naftë u ndezën në autobusin e tragjedisë në Bullgari?

Sipas konstatimeve preliminare nga ana e policisë bullgare për aksidentin në autstradën e Strumës në Bullgari, autobusi i Agjencisë Turistike “Besa Trans” është djegur plotësisht në më pak se dy deri në tre minuta.

Por, gjëja më tronditëse dhe që jozyrtarisht është mësuar nga Infomax, është se autobusi po transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonte në tregun maqedonoverior para festave të Vitit të Ri.

Përveç rezervuarit shtesë të naftës, autobusi kishte edhe një magazinë të posaçme për transportim mallrash, që në këtë rast ishte mbushur me material piroteknik në sasinë e rreth 30 mijë fishekzjarreve.

Nëse kjo teori provohet si e vërtetë, atëherë bëhet e qartë pse asnjë nga pasagjerët nuk ka arritur të shpëtojë.