Ukraina ‘shtërngon dhëmbët’: Do të dërgojë 10 helikopterë dhe 8.500 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Ministri i Brendshëm i Ukrainës tha të enjten se vendi i tij do të dërgojë 8.500 trupa shtesë dhe 15 helikopterë për ta ruajtur kufirin me Bjellorusinë me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të mundshme të emigrantëve që ta kalojnë kufirin.

Ministri Denys Monastyrskiy tha se forcat e reja do të përfshijnë 3.000 roja kufitare, 3.500 ushtarë të Gardës Kombëtare dhe 2.000 policë, shkruan Reuters, transmeton ANALIZA.