Ushtria e Kosovës po pajiset me automjete të blinduara që i rezistojnë sulmeve raketore

Ushtria e Kosovës po bëhet gjithnjë e më shumë tamam ushtri. Me qëllim modernizimin gjithëpërfshirës të saj, Kosova do të blejmë 14 automjete ushtarake BMC Vuran 4×4 nga Republika e Turqisë.

Kosova do të blejë 14 automjete taktike ushtarake BMC Vuran 4×4 (TTZA) nga Turqia si pjesë e modernizimit ushtarak gjithëpërfshirës që ka filluar kohët e fundit.

Modernizimi i ushtrisë përfshin 10 vjet trajnim, reformë dhe prokurim të jashtëm të pajisjeve ushtarake dhe parashikon që Kosova të ketë një ushtri të pajtueshme me NATO-n, shkruan media turke Yeniakit.