Vjen lajmi i madh nga Kanadaja: Ministri Mehaj në takim me Komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Kanada ku edhe po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Në këtë forum, Mehaj ka takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Frocave të Armatosura të SHBA-vë, Richard D. Clarke, transmeton arbresh.info

“Në atmosferë tejet miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falenderimin tim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.