Vuçiç: Gjermania e njohu Kosovën dhe i korrigjoi kufijtë e Serbisë!

Nga deklaratat e shumta Aleksandër Vuçiç u shpreh se Gjermania ka ndryshuar kufijtë e Serbisë që në momentin që njohu pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thënë se Angela Merkel, vazhdimisht kishte përsëritur se nuk mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan.

Vuçiç tha se tashmë dihet qëndrimi i Perëndimit pro pavarësisë së Kosovës dhe territorit të saj. Kreu i shetit serb theksoi se ata që e shohin më gjerësisht deklaratën e dikurshme të Merkelit duhet ta dinë se për të gjithë botën Perëndimore, me përjashtime të vogla, Kosova është një shtet sovran, me territor të paprekshëm.