Vuçiç: Jemi marrë vesh me NATO-n, që Njësitet Speciale të Kosovës të mos vijnë në veri

Kryetari i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se “e vërteta e vetme është se jemi marrë vesh me NATO-n” se asnjë njësit i Kosovës i armatosur me a r më të gjata nuk ka të drejtë të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin e përfaqësuesve të pushtetit serb dhe çdokush i cili thotë ndryshe është gënjeshtari më i madh.

Vuçiq për televizionin serb Pink, i cili është në shërbim të pushtetit në Serbi, ka thënë se personalisht ka marrë pjesë në takimet me përfaqësuesit të NATO-s dhe me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ka kërkuar garanci që në veri të Kosovës “nuk do të vjen njësiti i policisë ROSU”.