Vucic ngrenë alarmin tek popullata serbe: Po zhdukemi si komb, nuk kemi natalitet

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se nga 1 janari 2022, prindërit do të marrin 300 mijë dinarë (2550 euro) nga shteti për çdo fëmijë të parëlindur.

“Duke pasur parasysh faktin që ne si komb po zhdukemi dalëngadalë, se jemi më pak, se lindshmëria është vetëm pak më e lartë se 1.5 dhe për riprodhim të thjeshtë na duhet 2.15 dhe ky është një problem shumë i madh”, ka theksuar Vuçiq.