Zbulohet biseda mes Ahtisaarit dhe Milloshevicit: “Beogradi do të rrafshohet sikur kjo tavolinë!”

I dënuari i Hagës, Dragolub Ojdaniq, për portalin serb “Alo” ka rikujtuar atë që ai e ka quajtur sh antazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish-kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq.

“Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë b0mbardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai.