Ushtria e Kosovës bëhet gati: FSK po dërgohet me mision jashtë vendit

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë i dha dritën jeshile miratimit të projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ky projektligj me amendamentet plotësuese i përmbush të gjitha kriteret.

Pak kohë më parë, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ishte shprehur se rrugën e Kosovës dhe FSK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e lehtëson një kornizë ligjore e koordinuar me partnerët.