Zbulohet plani sekret: Ja pse Rusia e do Mitrovicën me çdo kusht!

Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebook, ka treguar arsyet që sipas tij Rusia e do Mitrovicën.

“Mitrovica është një burim i konsiderueshëm minerar. Kurse Rusia e do Serbinë në BE. E ka konsideruar gjithmonë Serbinë një skllavin e vet.

Se ajo e ka krijuar nga hiçi. Atëherë? Shumë e thjeshtë: me Serbine në BE, ajo mendon se do të jetë prezent aty me një shtet skllav të vetin. Deri tani nuk ka asnjë shtet të Bashkimit Europian si aleatin e vet.

Por, pikërisht këtu del në pah Mitrovica si një qendër e fortë minerare, dhe Rusia sigurisht e do si një pikë të rëndësishme për investim. Sepse ajo kërkon të rikrijojë veten e vet në Bashkimin Europian nëpërmjet Serbisë”, ka shkruar Ngjela.