“Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes”

“Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes”

Shqipëria dhe Izraeli do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Në vijim të vizitës së tij disa ditore në Izrael, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, u prit në një takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, z. Benjamin Gantz, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.