Erdogan flet për ekonominë turke: “Durim, do të bëhemi sikur Kina!”

Erdogan flet për ekonominë turke: “Durim, do të bëhemi sikur Kina!”

Erdogan kërkon durim dhe premton se politika e tij monetare do të ketë sukses në afat të gjatë. Investimet dhe prodhimi do të nxiten menjëherë dhe eksportet do të shtohen.

Kjo politikë ekonomike dhe monetare i ngjan “modelit kinez”, tha presidenti sipas mediave turke, para kryesisë së partisë në pushtet, AKP. Erdogani sheh ngjashmëri të tjera midis Turqisë dhe Kinës.

Të dy ekonomitë popullore arritën që të kishin rritje edhe në vitin e krizes. Po ashtu, të dyja vendet janë të preferuara nga investitorët, që përfitojnë prej kostove të ulta të punës dhe prodhimit.