Lajmi madh nga Amerika: “Nëse Serbia e refuzon njohjen, Kosova mos të formojë Asociacionin!”

Lajmi madh nga Amerika: “Nëse Serbia e refuzon njohjen, Kosova mos të formojë Asociacionin!”

Njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se derisa Serbia vazhdon që ta refuzojë publikisht njohjen e Kosovës, ekziston logjika që edhe Kosova të mos ia përmbushë dëshirën Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë Serwer e ka thënë gjatë një interviste për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, me ç’rast ka komentuar rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian lidhur me çështjen.