NATO nis ndërtimin e bazës ushtarake në qytetin shqiptar: 50 milionë euro investim

NATO nis ndërtimin e bazës ushtarake në qytetin shqiptar: 50 milionë euro investim

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave u bë e ditur se në janar të 2022 do të nisë rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.

Është një lajm i dyfishtë pozitiv edhe për banorët e zonës përreth, sepse është mbi 50 mln euro investim, që do të thotë punësim, zhvillim ekonomik për të gjithë zonën përreth.

Do të kemi një bazë taktike ajrore të NATO, që do të thotë më shumë siguri, sot dhe nesër. Do të nisim punën brenda pak javëve pasi të mbyllim shpronësimet”, u shpreh ministri i mbrojtjes.