SHBA e sfidon Francën për eksportim të luftanijeve: Greqia në përfitim!

SHBA e sfidon Francën për eksportim të luftanijeve: Greqia në përfitim!

Departamenti i Shtetit i ShBA-së njoftoi të premten se e ka miratuar shitjen e mundshme të lutfanijeve për Greqinë. Ky njoftim përbën sfidë ndaj marrëveshjes së njoftuar më herët mes Greqisë e Francës. Franca tha të shtunën se marrëveshja tashmë është arritur.

Agjencia për Bashkëpunim të Sigurisë e Mbrojtjes tha se e ka miratuar shitjen e katër anijeve lutfarake të prodhuesit “Lockheed Martin” për 6.9 miliardë dollarë, vetëm dhjetë javë pasi Athina nënshkroi një memorandum të mirëkuptimit me Parisin për një marrëveshje të ngjashme për lutfanije franceze.