Ish-ushtari i Milloshevicit: Ankohem për komandantin e ri të FSK-së, ai është nipi Adem Jasharit

Ish-ushtari i Milloshevicit: Ankohem për komandantin e ri të FSK-së, ai është nipi Adem Jasharit

Ish-gazetari i pushtetit të Millosheviqit dhe më pas politikani, që sot udhëheq Komisionin për Kosovë në Kuvendin e Serbisë,
Milovan Drecun, nuk po mund ta pranojë që një nga Jasharët është në krye të FSK-së.

Ai ka thënë që kjo tregon se kryeministri Albin Kurti “s’po mund të dalë nga UÇK-ja. Duke folur për komandantin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, Drecuni thotë se ai është nip i Adem Jasharit dhe s’mund të udhëheqë një formacion multietnik.