Turqia forcon bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën: Rusia në siklet!

Turqia forcon bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën: Rusia në siklet!

Qeveria turke po rrit bashkëpunimin e mbrojtjes me Ukrainën për të përballuar këcrënimet aktuale afatgjata në rajon.

Turqia po kërkon asete të reja të teknologjisë së mbrojtjes në dritën e këcrënimit rajonal dhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës pas përfundimit të një kontrate me Rusinë për S-400, ndërsa po shikon gjithashtu mënyra për të reduktuar varësinë nga komponentët perëndimorë.

Sipas Militarnyi, Turqia dhe Ukraina do të zbatojnë mbi 30 marrëveshje dhe projekte të përbashkëta të mbrojtjes. Gjatë katër viteve të fundit, numri i projekteve të përbashkëta ukrainas-turke në industrinë e mbrojtjes tejkaloi 30.