Trump zbulon sekretin e madh: “Netanyahu kurrë nuk ka dashur paqe me palestinezët!”

Trump zbulon sekretin e madh: “Netanyahu kurrë nuk ka dashur paqe me palestinezët!”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur t’i “nxjerrë të palarat” ish-mikut të tij izraelit Benyamin Netanyhu,
me të cilin është zemëruar e ndarë keq.

Pas një miqësie të ngushtë e po ashtu partneriteti politik, i cili çoi në disa vendime të paprecedenta të administratës së tij në favor
të izraelitëve e në kurriz të palestinezëve.

Më e fundit nga Trump në këtë zhvillim personal të tij është thënia se ai nuk mendon që ish-kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka qenë ndonjëherë serioz në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje p aqeje me palestinezët.