Bashkëpunim i fuqishëm/ Turqia krijon aleancë ushtarake me Spanjën – alarmohen grekët!

Bashkëpunim i fuqishëm/ Turqia krijon aleancë ushtarake me Spanjën – alarmohen grekët!

Greqia shprehu 5hqetësim pas deklaratave të Turqisë mbi vullnetin e saj për të rritur bashkëpunimin ushtarak me Spanjën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri këto komente pas bisedimeve me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albares, në Athinë.

Muajin e kaluar, presidenti Erdoğan tha se vendi i tij shpreson të rrisë bashkëpunimin e mbrojtjes me Spanjën,
që është gjithashtu anëtare e NATO-s, përmes blerjes së një aeroplanmbajtëse të dytë e ndoshta dhe një nëndetëse.