Turqia e rrit 50% pagën minimale, Erdogan: “Ne do ta kalojmë krizën!”

Turqia e rrit 50% pagën minimale, Erdogan: “Ne do ta kalojmë krizën!”

Paga minimale e Turqisë është rritur me 50% për vitin 2022, njoftoi Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar gjithashtu se pasiguria e krijuar nga paqëndrueshmëria e monedhës dhe luhatja e madhe e çmimeve do të përfundojë së shpejti.

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari. Paga është rritur në 4250 TL (rreth 275,40 dollarë), tha Erdogan në një fjalim televiziv në kryeqytetin Ankara. “Rritja e pagës minimale është 50%, dhe është më e larta në 50 vitet e fundit”, tha presidenti turk.