Turp i madh: “Mbulohet shtatorja e Adem Jasharit në vendin ku qëndroi Edi Rama dhe Vuçiçi!”

Turp i madh: “Mbulohet shtatorja e Adem Jasharit në vendin ku qëndroi Edi Rama dhe Vuçiçi!”

Shtatorja e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila ka qenë e vendosur
në restorantin “Fish City”, në Elbasan është mbuluar mbreme.

Krejt kjo pasi aty për darkë ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ftesën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama,
me të cilin u tha se u diskutua për “Open Balkan”.

Kështu të paktën thotë opinionisti nga Maqedonia e Veriut, Kastriot Myftaraj. Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se Rama është përkujdesur që Vuçiqi të mos i mbesë ndonjë halë në fyt kur sheh shtatoren e Adem Jasharit.