Rusia paralajmëron ushtrime me mijëra ushtarë dhe mjete afër Ukrainës: Mesazh i fuqishëm për NATO-n!

Rusia paralajmëron ushtrime me mijëra ushtarë dhe mjete afër Ukrainës: Mesazh i fuqishëm për NATO-n!

Qindra parashutistë rusë do të zhvillojnë ushtrime afër kufirit ukrainas këtë javë, citohet të ketë thënë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, në kohën e tesnioneve të larta mes Moskës e Perëndimit rreth anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO.

Agjencia e lajmeve “Interfax” raportoi se 1.200 trupa dhe mbi 250 automjete e mjete fluturuese do të përfshihen në këto ushtrime, që do të jenë të ndara në dy vende: në Krimenë e aneksuar nga Rusia më 2014 dhe në provincën afër saj, Krasnodar.