Ushtrisë së Kosovës i shtohen 190 ushtarë të tjerë, Albin Kurti jep mesazhin e fuqishëm: Po dridhet Serbia!

Ushtrisë së Kosovës i shtohen 190 ushtarë të tjerë, Albin Kurti jep mesazhin e fuqishëm: Po dridhet Serbia!

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u mbajt ceremonia e betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.

“Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re
dhe fiton vullnet të shtuar.

Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2021.