Amerika publikon pamjet satelitore: Rusia masovikisht po dërgon ushtarë në kufi me Ukrainën

Amerika publikon pamjet satelitore: Rusia masovikisht po dërgon ushtarë në kufi me Ukrainën

Imazhe satelitore të regjistruara nga një kompani private amerikane tregojnë se Rusia ka vazhduar javët e fundit të rrisë
praninë e saj ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014, si dhe pranë Ukrainës.

Ky zhvillim vjen ndërsa Moska vijon të rrisë tr ysninë ndaj Shteteve të Bashkuara për bisedime rreth atyre që i quan garanci për siguri.
Rusia kërkon nga NATO të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe garanci se aleanca ushtarake perëndimore, nuk do të vendosë pajisje ushtarake suImuese në Ukrainë apo në vendet e tjera fqinje.