Ukraina tallet me Rusinë: “Shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik ishte gëzimi më i madh i shekullit XX!”

Ukraina tallet me Rusinë: “Shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik ishte gëzimi më i madh i shekullit XX!”

Faqja zyrtare e Ukrainës në Twitter ka publikuar një postim për ta shënuar ose, thënë më mirë, për ta festuar rënien e Bashkimit Sovjetik, duke e përshkruar këtë ngjarje si “gëzimin më të madh gjeopolitik të shekullit XX”.

“Sot, 30 vite më parë, ra Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Gëzimi më i madh gjeopolitik i shekullit XX”, shkruhet në postim. Postimit i është bashkëngjitur edhe një video e shkurtër, në të cilën shihet ulja e flamurit të BRSS-së.