‘Cofë’ ish-presidenti grek, kishte përkrahur Milloshevićin dhe kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

‘Cofë’ ish-presidenti grek, kishte përkrahur Milloshevićin dhe kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek, Karolos Papoulias, i cili shërbeu dy mandate, mes vitit 2005 dhe 2015. Lajmin e bëri të ditur presidenca greke.

Ai ishte anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK dhe bashkëpunëtor i ngushtë i liderit
të saj të ndjerë si dhe ish-kryeministrit, Andreas Papandreu.

Si ligjvënës ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.