Gjenerali i ushtrisë së Zvicrës jep alarmin: “Situata në Kosovë është e tensionuar!”

Gjenerali i ushtrisë së Zvicrës jep alarmin: “Situata në Kosovë është e tensionuar!”

Shefi i ushtrisë zvicerane, Thomas Süssli, duke u kthyer nga një vizitë në Ballkan, synon t’i kërkojë parlamentit
vitin e ardhshëm të zgjasë angazhimin zviceran në Kosovë.

Sipas tij për momentin nuk është e mundur t’i jepet fund misionit paqeruajtës, pasi situata politike është tensionuar.

“Nëse trupat e misionit të paqes tërhiqen nga Kosova dhe Bosnja, këto vende ka të ngjarë të bien sërish në paqëndrueshmëri të madhe”, tha Thomas Süssli në një intervistë për Sonntagsblick.