Presidenti kroat e çmend Vuçiçin: “Open Balkan bie në ujë, nëse Kosova nuk pranohet në mënyrë të barabartë”

Presidenti kroat e çmend Vuçiçin: “Open Balkan bie në ujë, nëse Kosova nuk pranohet në mënyrë të barabartë”

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka komentuar iniciativën e “Open Balkan”. Milanoviq ka thënë se kjo iniciativë duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh,
por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”, u shpreh Milanoviq.

“Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”, tha ai.