Serbia po mendohet: Të blejmë avionët Iuftarak nga Franca apo Rusia?

Serbia po mendohet: Të blejmë avionët Iuftarak nga Franca apo Rusia?

Forcat Ajrore Serbe i kanë rekomanduar vendit blerjen e avionëve Iuftarakë francezë Rafale, por qeveria
ende nuk ka vendosur mes avionëve francezë apo rusë, tha sot Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

“Sipas asaj që Forcat Ajrore i thanë Presidentit, ata janë më shumë pro blerjes së avionëve francezë Rafale,
por pas një analize të thellë do të shohim se çfarë do të vendosin Forcat e Amratosura. Sido që të jetë, një sasi e madhe paratë janë në pyetje dhe se çështja është në shqyrtim strategjik”, përfundoi Stefanoviq.