Turqia mesazhe të forta kërcënuese për Greqinë: Mos provokoni!

Turqia mesazhe të forta kërcënuese për Greqinë: Mos provokoni!

Turqia vijon retorikën e këcrënimeve kundër Greqisë. Ishte Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, që lëshoi mesazhe të forta paralajmëruese kundër Athinës.

“Fatkeqësisht në Greqi disa politikanë nuk i ndalin veprimet dhe deklaratat që rrisin tesnionin. Nga njëra anë, duke provokuar dhe inkurajuar vendet e tjera, ata diskutojnë për aleanca të reja, ndërsa ne jemi edhe në aleancën e NATO-s.

Nga ana tjetër ata kanë një dashuri, një sevda për amratimet. Por nëse ata e bëjnë këtë për të fituar njëfarë supremacie mbi Turqinë,
ne e përsërisim se është një përpjekje e kotë”, tha ministri turk.