Komandanti i ushtrisë serbe: “Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë!”

Komandanti i ushtrisë serbe: “Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë!”

Në rast të një krize të madhe në Kosovë, ushtria serbe është e gatshme t’i ofrojë ndihmë misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes së qytetarëve.

Kështu ka thënë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq. Ai për Novostin ka thënë se situata e sigurisë në Serbi dhe në rajon është stabile dhe se këcrënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit janë pasojë e “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”.