Ushtria e Kosovës e gatshme të jetë krah për krah me NATO-n dhe SHBA-në në çdo mision që kërkohet!

Ushtria e Kosovës e gatshme të jetë krah për krah me NATO-n dhe SHBA-në në çdo mision që kërkohet!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Ushtria e Kosovës
do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që u kërkohet.

Mehaj tha se kjo dëshmon edhe gatishmërinë dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës. Ministri Mehaj ka kërkuar mbështetje nga të gjithë, duke shtuar se ata nuk do të ndalen dhe se i është përkushtuar 200 për qind Ushtrisë së Kosovës.