Dodik tallet me SHBA-në: I feston sanksionet ndaj tij me raki, mish e harmonikë!

Dodik tallet me SHBA-në: I feston sanksionet ndaj tij me raki, mish e harmonikë!

Milorad Dodik, pak pasi ndaj tij u vunë sanksione nga SHBA-ja për rolin destruktiv në vendin e tij, fyeu Amerikën dhe presidentin e saj, Joe Biden. Tha se nuk i bëhet dert për sanksionet e SHBA-së.

E për “të vërtetuar” këtë, ai në mbrëmje organizoi një festë me bashkëpunëtorë, përcjell portali “Klix.ba”.
Në videot e postuara nga partia që udhëheq ai, SNDS, shihet se në festë kishte meze me bollëk, pije të ndryshme dhe muzikë “live”.