Amerika ia ‘pret’ krahët Moskës: “Nuk i tërheqim trupat nga Europa Lindore!”

Amerika ia ‘pret’ krahët Moskës: “Nuk i tërheqim trupat nga Europa Lindore!”

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë njoftimet se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave amerikane nga
Europa Lindore, para bisedimeve me Rusinë javën e ardhshme.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e bëri sqarimin në përgjigje të një kërkese nga Zëri i Amerikës, pasi rrjeti NBC News njoftoi më herët
se zyrtarët amerikanë po përgatiten të propozojnë diskutime për reduktimin e dislokimeve të trupave amerikane dhe
stërvitjeve ushtarake në Europën Lindore, nëse Moska tregon se është serioze për negociata. LAJMI I PLOTE