Ushtarët ukrainas: Jemi të patundur karshi kërcënimit rus!

Ushtarët ukrainas: Jemi të patundur karshi kërcënimit rus!

NATO-ja do të zhvillojë javën e ardhshme një takim të posaçëm të ambasadorëve të aleancës me zyrtarë të lartë rusë. Takimi vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një ndërhyrje në territorin ukrainas.

Kievi vazhdon të jetë në gjendje të lartë gatishmërie. Ushtarët ukrainas qëndrojnë vigjilentë në kufirin me Rusinë ndërsa temperaturat e acarta dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë pushtuar të gjithë rajonin.