Ish-kreu i ushtrisë shqiptare deklarohet për shtabin amerikan në Shqipëri: “Përgjigje e fuqishme për Rusinë!”

Ish-kreu i ushtrisë shqiptare deklarohet për shtabin amerikan në Shqipëri: “Përgjigje e fuqishme për Rusinë!”

Vendosja në Shqipëri të një shtabi të 0orcave 0peracionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Amratosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku.

“Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart. Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze…”, shprehet Kollçaku. Një përgjigje e drejtpërdrejtë i jepet Rusisë, thotë gjeneral Kollçaku dhe influencave që kërkon të ketë në rajon përmes Beogradit.