Erdogan do të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë: Zbulohet data!

Erdogan do të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë: Zbulohet data!

Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2022, do të mbahet më 17 janar, në orën 17:00.
Mediat në Shqipëri raportojnë se në këtë seancë do të marrë pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të vijë për vizitë zyrtare.

Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, punimi i të cilave ka përfunduar.