Eksperti amerikan e ‘godet’ Serbinë: “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran – nuk mund aty të mbani referendum!”

Eksperti amerikan e ‘godet’ Serbinë: “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran – nuk mund aty të mbani referendum!”

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në Serbi, që do të mbahet të dielën, ka nxitur presionin e vendeve ndërkombëtare në Kosovë.

Mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë, e ka kundërshtuar edhe David Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia.

Për gazetën “Bota sot”, eksperti amerikan për Ballkanin ka thënë se Serbia nuk mund të mbajë referendum në Kosovën e pavarur dhe sovrane.