Pentagoni njoftoi se rreth 90 bombardues të fuqishëm M777 kanë mbërritur me sukses në Ukrainë, këto armë janë pjesë e pakos disa miliardë ndihma ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, tani ukrainasit kanë në dorë armë shumë të fuqishme dhe si rezultat i kësaj edhe situata në teren do të filloj të ndryshojë, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha gjithashtu se rreth 60% e 144,000 granatave të bombarduesit iu dorëzuan forcave të Kievit. Shtetet e Bashkuara po trajnojnë ushtarët ukrainas për sistemet e artilerisë dhe deri më tani më shumë se 220 ushtarë ukrainas kanë përfunduar stërvitjen me bombarduesit M777, ndërsa më shumë se 150 janë ende duke u trajnuar momentalisht.