Urdhri i Vladimir Putinit për të goditur Ukrainën apo Perëndimin me armë bërthamore do të injorohej nga krerët e tij ushtarakë, thonë media të huaja, sipas të cilave shumë zyrtarë vendas, të ushtrisë e sigurisë por edhe oligarkë, mendojnë se shefi i Kremlinit ose është duke vdekur, ose është i sëmurë rëndë.

Christo Grozev, ekspert për çështjet ruse i lidhur me grupin kërkimor “Bellingcat”, shprehet se duke besuar që udhëheqësi rus mund të jetë në fundin e jetës, rrethi i tij i brendshëm nuk do të rrezikonte të gjendej përballë një ekuivalenti modern të gjyqeve të Nurembergut, e as nuk do t’i bindej urdhrave të tij për të asgjësuar armiqtë e opozitës. LAJMI I PLOTE