Emmanuel Macron bëri betimin për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të shtetit francez. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin Elize, 44 vjeçari premtoi të forcojë Francën dhe të bashkojë vendin e tij ndjeshëm të përçarë, çka u dëshmua dhe nga numri i madh i francezëve që votuan këtë radhë për lideren e ekstremit të djathtë, Marin le Pen, teksa sfida më e ngutshme e momentit do të jetë përzgjedhja e kryeministrit të ri.

“M`u besua një mandat i ri, për veprime të vendosura për Francën dhe për Europën. Populli francez bëri një zgjedhje të qartë për të ardhmen, një zgjedhje për projektin francez dhe për atë europian, një projekt për pavarësinë në një botë të destabilizuar”, tha Macron.