Sanskionet e perëndimit poi shkaktojnë dhimbje të mëdha Rusisë. Për shkakun e tyre, gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës, teksa vendet perëndimore kanë ndërprerë tregtinë me të e kanë ngrirë gati gjysmën e rezervave shtetërore ruse në ar dhe valuta të huaja, duke e vendosur vendin në një pozicion shumë të vështirë ekonomik.

Ekspertët parashikojnë se situata për Moskën do të vështirësohet edhe më shumë gjatë muajve në vazhdim, kur do të shihet ndikimi real i këtyre masave shtrënguese mbi industrinë vendase. Për momentin, qeveria ruse ka arritur të ndalë rënien e monedhës së saj, rublës, dhe analistët thonë se Moska po e përdor këtë si një mjet propagande për konsum mbarëkombëtar. LAJMI I PLOTE