Raketat termo-nukleare u nxorën në rrugët e Moskës si një paralajmërim rrëqethës për Perëndimin, ndërsa diktatori Vladimir Putin përgatitet për paradën e përvitshme madhështore të Ditës së Fitores se vendit të tij mbi nazizmin në 9 maj.

Shpresat e shefit te Kremlinit ishin që të festonte një triumf në Ukrainë në këtë ditë, por deri tani, ushtria ruse, as dy muaj pas fillimit të agresionit, nuk ka arritur të marrë nën kontroll ndonjë qytet të rëndësishëm të vendit fqinj, edhe pse e ka shtrënguar egërsisht darën e saj sidomos mbi Mariupolin.

Raketa balistike termonukleare RS-24 Yars për të cilat ekspertët besojnë se mund të mbajë deri në 10 koka raketore parakaluan mes rreshtave të rojeve të armatosura gjatë provave të paradës, të organizuara në Sheshin e Kuq. LAJMI I PLOTE