Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiq ka aluduar që gjatë natës së mbrëmshme Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri kosovar Albin Kurti, kanë dalë së bashku në një lokal për të pirë nga një birrë, mirëpo pak orë më pas ka kërkuar falje për informacionin e pasaktë.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiq. Pak orë më pas, Jeremiq kërkoi falje, me një njoftim tjetër. “Duket se nuk kam pranuar informatat e sakta dhe për këtë gjë kërkoj falje”, shkroi Jeremiq.