Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi. “Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen. Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. VIDEO