Erdogan i del në krah Kazakistanit: “Turqia është e gatshme që të ju ndihmojë!”

Erdogan i del në krah Kazakistanit: “Turqia është e gatshme që të ju ndihmojë!”

Ka0si që ka përfshirë së fundi Kazakistain ka tërhequr padyshim edhe vëmendjen e presidentit turk Erdogan.
Drejtoria e Komunikimit të Presidencës turke ka zbuluar se Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kazakistanit,
me të cilin kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit.

Erdogan tha se po ndiqte nga afër zhvillimet në Kazakistanin mik dhe vëllazëror dhe konstatoi edhe një herë mbështetjen e tij për vendin e Kaukazit Qendror. Ai shprehu shpresën se qeveria e re do të formohet sa më shpejt dhe se tensioni do të përfundojë.