Gazetari i njohur jep deklaratën ‘bombë’: “Nëse ka pasur tentim për grusht shteti, atë e bëri Edi Rama!”

Gazetari i njohur jep deklaratën ‘bombë’: “Nëse ka pasur tentim për grusht shteti, atë e bëri Edi Rama!”

Gazetari Enkel Demi ka folur për çështjen e kontrollorëve, kaosit në Rinas , duke u ndalur edhe tek nxjerrja e ushtrisë. “Ai dje ka nxituar të vendosë ushtrinë sepse i intereson që ne të jetojmë në këtë atmosferë në 25 prill. Çështja e prokurorëve zgjidhet, mjafton të ulemi në tavolinë. Por nuk është kjo dëshira sepse dëshira është të kemi ushtrinë në rrugë dhe policinë.

Nëse dje ka pasur një akt për grusht shteti nuk ka qenë Sali Berisha as Lulzim Basha as Ilir Meta, këta kanë çelësat e kashtës në dorë. Është pikërisht qeveria që i ka të gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorinë”, u shpreh gazetari në “Abc-ja e mëngjesit”.